Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për Reuters deklaroi se kriza politike në Maqedoni mund të zgjat me vite dhe mund të shfrytëzohet nga ana e disa politikanëve për të nxitur konflikt ndëretnik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti theksoi se qorrsokaku mund të zgjatë edhe katër vite, kur janë të parapara zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kjo është krizë politike dhe duhet të zgjidhet me burime politike, jo të bëhet një problem ndëretnik për përfitime të ndonjë partie politike”, deklaroi Ahmeti për Reuters.
Ai gjithashtu tha se sipas marrëveshjes së arritur me LSDM-në, gjuha shqipe do të përdoret në institucionet shtetërore dhe bankënota dhe se kryetari i Kuvendit të jetë shqiptarë, për herë të parë në Maqedoninë e pavarur./Telegrafi/