Site icon Telegrafi

Ahmeti kërkon që deputetët, ministrat, zv.ministrat dhe kryetarët e komunave t’i nënshtrohen testit të PISA-së

Pas rezultateve dëshpëruese të testit të PISA-së, reagimet kanë qenë të shumta, duke filluar nga vet qytetarët, nga shoqëria civile, por edhe nga institucionet e Kosovës.

E lidhur me këtë çështje, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë me një propozim interesantë të cilin e ka bërë publik përmes llogarisë së vet në “Twitter”, transmeton Telegrafi.

Ai ka kërkuar që t’i bëhet ky lloj testi edhe deputetëve, ministrave, zëvendësministrave dhe kryetarëve të komunave, për të parë se ku qëndrojnë edhe të parët e shtetit.

Padyshim se rezultatet e një testi të tillë do të ishin mjaft interesante, e veçanërisht duke pasur parasysh se shumica e zyrtarëve të vendit janë doktorë shkence. /Telegrafi/


Exit mobile version