Site icon Telegrafi

Ahmeti: Kërkojmë mënyra për thirrjen e sërishme të Kuvendit

Ne konsultuam ekspertë vendas dhe të huaj në lidhje me atë sesi mund ta rikthejmë Kuvendin në funksion, tha sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë në Maqedoni, Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se e ka informuar Haindl se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

‘Me Haindl kemi biseduar për krizën politike, dhe marrëveshjën e Shkupit. BDI i ka paraqitur qëndrimet e veta për zgjidhjen e krizës politike. Për sa u përket zgjedhjeve të 5 qershorit ne mendojmë se nuk do të ishte mirë të mbahen, për shkak të imazhit të vendit tonë. Ne kërkojmë mënyra sesi të ri-mblidhim Parlamentin. E informuam Haindl se ne jemi duke marrë të gjitha masat në përputhje me konsultime me ekspertë ligjorë nga brenda dhe jashtë vendit sesi Parlamenti përsëri të vihet në funksion. Kur do të funksionojë Parlamenti, do të hapen shumë çështje të tjera’, tha Ahmeti.

Ahmeti nuk donte të zbulojë sesi Parlamenti do të mund të mblidhet dhe nëse atë do të bëjë përmes Gjykatës Kushtetuese. Ai u përgjigj se ende kërkohen mënyra sesi mund të bëhet një gjë e tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version