Telegrafi

Ahmeti: Kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë marrë lejen për importimin e testeve serologjike.

Ahmeti ka thënë se testet serologjike ishin të ndaluara që nga marsi i këtij viti, transmeton Telegrafi.

“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratorët private”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.

I pari i Prishtinës, më herët ka thënë se Kosova është vendi i vetëm i cili nuk lejon teste serologjike.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të personave të infektuar ( 1 mijë e 589 qytetarë të infektuar), të shëruar janë 443 qytetarë, 17 raste të vdekjes, kurse aktive raste vazhdojnë të jenë 1 mijë e 129./Telegrafi/