Site icon Telegrafi

Ahmeti: I kam dërguar pororsi Ivanovit ta nënshkruajë Ligjin e gjuhëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Alsat, zbuloi se i ka dërguar porosi kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, mennjëherë pas votimit të dytë të Ligjit për gjuhë, në të cilën ka kërkuar nga ai të nënshkruajë ligjin.

“Zotit Ivanov i dërgova porosi të nënshkruajë këtë ligj që pas votimit të dytë. Ai nuk mundi ta tejkalojë veten dhe të jetë kryetar legjitim i gjithë qytetarëve të këtij shteti. Me kryerjen e votimit të tretë, Ivanov ka obligim ligjor për nënshkrim të ligjit, sepse në të kundërtën ai shkel Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Vlerësojmë se tani ai mban anë politike dhe qëndrim antishqiptar. Ligji do të hyjë në fuqi, i nënshkruar ose jo nga Ivanov”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version