Telegrafi

Ahmeti: Jemi të gatshëm që të veprojmë në bazë të rregulloreve dhe ligjeve për konstituimin e institucioneve (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet Ali Ahmetit, lider i BDI-së, si edhe Carl Bildt, diplomat suedez, njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV21, Ahmeti ka deklaruar se është i gatshëm të veprojë për gjithçka që çon në drejtim të kinstituimit të institucioneve në vend.

”Sigurisht që të gjitha veprimet që bëhen duhet bërë me maturi dhe pjekuri dhe për çdo veprim që çon drejt konstituimit të institucioneve, ne jemi të gatshëm që të veprojmë në bazë të rregulloreve dhe ligjeve”, është shprehur Ahmeti./Telegrafi/