Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19, në kryeqytet.
Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që sipas tij, ka mundësi thellimi.
“Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot është konfirmuar vetëm një rast i ri COVID-19 në vendin tonë, kurse 15 të infektuar janë shëruar. /Telegrafi/