Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve tha se takimi ka qenë i qëlluar dhe se është bërë analizë e detajuar nga aktorët politik.
“Ndodhemi në gjendje lufte me armik të padukshëm e të panjohur që rrezikon jetën e çdo qytetari dhe përderisa jemi në luftë, në luftë fjalën e kanë gjeneralët. Dhe në këtë rast, gjeneralët tanë janë ekipet shkencore e mjekësore, mjekët , epidemiologët të cilët po përpiqen për të minimuzuar rrezikun”, tha Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti tha se javën e ardhshme liderët do të takohen përsëri në mënyrë që të vendoset.
Ahmeti ju bëri apel qytetarëve të çdo përkatësie etnike që të respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore./Telegrafi/