Site icon Telegrafi

Ahmeti: Janë bërë të gjithë bashkë për të na mposhtur, sepse fryma e Prishtinës do të përcillet edhe nëpër komunat tjera

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, ka theksuar se gjatë mandatit të tij, kanë arritur që ta zhdukim korrupsionin dhe gjërat e këqija nga fjalori i prishtinasve.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se gjërat janë duke shkuar drejt normalizimi të gjendjes, duke shtuar se Prishtinën do ta fitojnë, qoftë më ose pa balotazh.

“Synimi jonë është që të përfundojmë të dielën garën. Nuk do të thotë që automtakisht do të jetë ashtu. Me balotazh ose pa balotazh, gara nuk ka të bëjë vetëm me Prishtinën. Ata të gjithë janë bërë bashkë që ta na mposhtim, sepse nëse në fitojmë, kjo frymë do të shpërndahet edhe nëpër komunat tjera”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, nëse fitohet pa balotazh në kryeqytet, shumë komuna do të anojnë nga VV-ja, duke shtuar se nuk ka të bëjë veç me fitoren në Prishtinë, sepse ideja është që kjo ka një rol të madh edhe në komunat tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version