Site icon Telegrafi

Ahmeti: Jam me fat, projektet e nisura nga LDK-ja po i përfundoj unë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa, se projektet që po realizohen në Prishtinë janë nisur nga LDK-ja.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kur po e dëgjoj LDK po mendoj se jam shumë me fat. Të gjitha projektet që ata i kanë nis po përfundojnë në mandatin tim” transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Kur po e dëgjoj LDK po mendoj se jam shumë me fat. Të gjitha projektet që ata i kanë nis po përfundojnë në mandatin tim. 13 vjet nuk arritën me i realizu e na i kanë lënë neve me i përfundu.

Edhe lufta ndaj korrupcionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje paska qenë projekt i LDK së, vetëm kanë prit vitin 2014 me i ndal. Hajgare!

I falënderoj qytetarët e Prishtinës që në vitin 2013 e ndalen projektin e shkatërrimit të Prishtinës” (sic.), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version