Telegrafi

Ahmeti: Isa Mustafës i konvenon që të ketë zgjedhje nacionale para zgjedhjeve të brendshme të LDK-së

Gazetari Arben Ahmeti ka theksuar se kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i konvenon që para zgjedhjeve të brendshme partiake të ketë zgjedhje nacionale.

Ahmeti në emisionin “Debat Plus”,, me gazetarin Ermal Panduri, ka thënë se e vetmja arsye se pse shefi i LDK-së nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë Haradinaj, është gjendja e tij shëndetësore.

“Nëse LDK e ka seriozisht do t’ia arrijë, sepse ka edhe deputetë nga pozita që janë të interesuar për ta rrëzuar qeverinë”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/