Në fakt, futbollisti i skuadrës nga Vushtrria Faton Zejnullahu të martën në rrjetin social në “Facebook”, fotografinë e postuar së bashku me Azem Ahmetin e ka përcjell me fjalët: “Kampioni i ardhshëm”.
I pyetur nga gazeta nëse Ahmeti do të transferohet në Llamkos Kosovë, Zejnullahu është përgjigjur: “Jo, kjo nuk është se Ahmeti do t’i bashkohet Llamkosit, por njëri nga ne sigurt do të shpallemi kampion”.
Ndryshe Faton Zejnullahu në të kaluarën ka luajtur së bashku me Azem Ahmetin te skuadra e Flamurtarit e më pas edhe tek ajo e Prishtinës dhe këta dy futbollistë janë ndër më të shoqërueshmit në futbollin kosovar.
Ndryshe futbollisti i njohur me nofkën “Zalika” ka shprehur haptazi dëshirën që Ahmeti të transferohet në Vushtrri. “Dëshira ime është që ai të na bashkohet. Është një lojtar i dëshmuar në futbollin tonë dhe do ta forconte shumë skuadrën”, ka shtuar Zejnullahu. /Epokaere/Telegrafi/