Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku është pritur nga ambasadori Ylber Hysa, njofton Telegrafi Maqedoni.
Temë bisede kanë qenë zhvillimet më të reja në Maqedoni, pas rikthimit të institucioneve, tërheqjës së faljes si dhe vizitës së fundit të ndërmjetësit të posaçëm nga Gjermania, Johannes Haindl.
Sipas tyre marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë mund të ngritën në një nivel edhe më të mirë dhe se bashkëpunimi ndërshqiptar vazhdon të kundrohet brenda idese së synimit Euro-Atlantik dhe se populli shqiptar kudo që jeton është garancë për këtë synim aftagjatë rajonal.
Ahmeti dhe Hysa, vlerësojnë se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Prishtinës dhe Shkupit si dhe besimi i ndërsjellë nuk mund të cënohen nga deklarata të pamatura të zyrtarëve të caktuar./Telegrafi/