Site icon Telegrafi

Ahmeti heq dorë nga deputeti, synon mandantin e dytë në krye të Prishtinës

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ndonëse ka dalë ndër kandidatët për deputetë më të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, ai ka vendosur që të mos qëndrojë si deputet në legjislaturën e re.

Këtë e ka konfirmuar vet Ahmeti, i cili në një prononcim për Indeksonline, ka treguar se tashmë është duke u përgatitur për mandatin e dytë në Komunën e Prishtinës.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që shprehen një besim të madh të Vetëvendosjes dhe te unë, si kandidat. Është nder dhe përgjegjësi me shërbyer. Por kur qytetari të vlerëson është pasuria më e madhe shpirtërore. Unë po përgatitem për mandatin e dytë në komunë dhe tashmë, me 32 deputetë Lëvizja do të jetë e përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me zemër”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti kur i është futur garës për deputet, pati treguar tërthorazi se në këtë kandidaturë po hynë për të ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje. Edhe në këtë mënyrë, ai ka arritur të dal ndër pesë kandidatët më të votuar në Kosovë.

Ai në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë afër 70 mijë vota në nivel vendi.

Exit mobile version