Site icon Telegrafi

Ahmeti-Hellbach: Gjermania bashkëautore e suksesit tonë euroatlantik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune Përfaqësuesin Special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s, Christian Hellbach, si dhe Ambasadorin Gjerman në Maqedoni, Thomas Gerberich, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan rreth referendumit, zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, reformave dhe zhvillimeve rajonale.

Ahmeti falënderoi Hellbach për mbështetjen e madhe gjermane për suksesin e marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Ahmeti theksoi që shumica dërmuese e qytetarëve nga të gjitha komunitetet në vend e mbështesin integrimin e vendit në NATO dhe BE, prandaj dhe pret referendum të suksesshëm.

Ahmeti përsëri ftoi opozitën maqedonase dhe atë shqiptare që ti bashkangjiten rrugës euroatlantike dhe të përkrahin pa mëdyshje përpjekjet për realizim të hapave të domosdoshëm, referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese. /Telegrafi/

Exit mobile version