Telegrafi

Ahmeti-Haradinajt: Do t’ju mbështesim në sfidat me të cilat do të përballet Kosova (Foto)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i ka uruar suksese gjatë mandatit si kryeministër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kam nderin e veçantë t’ju uroj për formimin e Qeverisë së Kosovës të dalur nga zgjedhjet e qershorit të këtij viti, me uratat më të sinqerta për sukses të mëtejmë në drejtim të shtetformësisë së Kosovës dhe thellim të marrëdhënieve tona vëllazërore”.

“Tek unë dhe tek bashkëpunëtorët e mi do të gjeni partner të dedikuar për të avancuar interesat e përbashkëta të qytetarëve tanë, por edhe mbështetës në sfidat me të cilat do të përballohet Kosova”, ka shkruar Ahmeti ndër të tjera.

Ai poashtu ka theksuar se dyert e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit janë të hapura dhe inkurajoi mbledhje të përbashkëta të Qeverisë, lehtësim të tërësishëm të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, veprime të përbashkëta bashkë me çdo gjë tjetër që do të rënon edhe ato pak kufinj që qëndrojnë mes dy shteteve. /Telegrafi/