Telegrafi

Ahmeti: Haradinaj meriton respekt, i vetmi që po flet për problemin kryesor që e kemi

Analisti Arben Ahmeti mbrëmë në Politiko ka bërë̈ një koment interesant për Ramush Haradinajn.

Haradinaj, që është kryetar i AAK-së dhe kandidat për President, e ka fokusuar fushatën e tij në kompetencat e presidentit, mbi të gjitha në dialogun me Serbinë̈.

Ky veprim i tij po merr komente pozitive nga analistët dhe opinioni, sepse është i vetmi deri tash që ka treguar një koncept të qartë lidhur me dialogun.
“Një kandidat si Ramush Haradinaj që del e flet çdo ditë për problemin kryesor me të cilin kemi me u marrë besoj se do të duhej respekt për të dhe jo për këta që po dalin e flasin për banesa dhe se si do të mbjellin oriz nëpër arat e Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

“Të gjithë këtu në panel e dimë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të vijë menjëherë ftesa për dialog me Serbinë dhe më së paku në fushatë po flitet për këtë punë, ndërkaq ne e dimë shumë mirë se dialogu me Serbinë e rrëzoi qeverinë”, ka shtuar ai në Politiko.