Site icon Telegrafi

Ahmeti: Me hajna nuk ka shtet, koha është për Vetëvendosjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmeti, gjatë një tubimi zgjedhor në Prizren ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta udhëheq Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Në komunën e Prishtinës, sot fëmijët kanë shumë çerdhe, kanë shujta, studentët kanë praktika nëpër kompani të ndryshme, punëtorët kanë pagën minimale e cila është më e larta në Republikën e Kosovës, këtë javë do të fillojmë ndërtimin e qendrës për fëmijët me sindromën down dhe autizëm, sot kemi 24 orë ujë, kemi transport publik të transformuar komplet”, tha Ahemti.

“Sot nuk ka korrupsion në Komunën e Prishtinës, e kemi luftuar krimin e organizuar. Këtë e kemi bërë falë angazhimit të secilit aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje. Me hajna nuk ka shtet”.

“Para dy dite e pashë LDK tu shtru rrugë. Vonë Isë shumë vonë. Hoti thotë se do ta luftojë korrupsionin, vonë Avdullah shumë vonë”.

“Ne i kemi provuar që 17 vite këto parti, pra kombinimet e tyre i kemi parë, s’ka kombinime që s’i kemi provuar. Sot e kemi shtetin më të varfër në botë, e kemi shtetin me papunësi më të madhe në evropë, boll me këto parti politike, koha është për Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Në listën tonë kemi veteranë dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, në listën tonë kemi profesorë, mësuesë, arsimtarë, mjekë, dhe profesione të ndryshme që mund të ballafaqohen me problemet në çdo fushë të Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version