Telegrafi

Ahmeti: Grusht-shteti ishte ratifikimi i marrëveshjes

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se me këtë marrëveshje janë sulmuar shteti, kushtetutshmëria dhe Republika e Kosovës.

Këto komente Ahmeti i bëri pas deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, cili veprimet e Vetëvendosjes brenda Parlamentit të Kosovës i ka cilësuar të dhunshme dhe jodemokratike, “si dëshmi e të gjitha elementeve të grusht-shtetit apo uzurpimit të institucioneve”.

Ahmeti i është përgjigjur edhe deklaratës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili veprimet e Vetëvendosjes i ka cilësuar si sjellje të papjekura politike.

“Krasniqi , nga dita e ratifikimit ka folur katër herë kundër Lëvizjes Vetëvendosje (VV), e asnjëherë kundër marrëveshjes. Me këtë ai ka dëshmuar se më shumë i pengon VV-ja, sesa marrëveshja, e që e zbut tepër shumë kritikën e tij dhe shpërfaq dyshimin mbi arsyet e kësaj kritike”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/