Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Ahmeti ka theksuar se gjobat do të jenë të ndryshme për personat fizik dhe juridik, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, i pari i Prishtinës ka ndërmarrë edhe disa masa shtesë kundër coronavirusit. Ai ka njoftuar se të gjitha dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore janë të obliguara që vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë të gjitha shportat dhe karrocat shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore. /Telegrafi/
Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve…
Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Mardi 7 avril 2020