Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të finalizojnë negociatat për blerjen e 30 autobusëve, prej të cilëve, tetë do të jenë elektrik.
Po ashtu, Ahmeti tha se do të fillojë prokurimi edhe për operatorët privat në linja të caktuara, ku sipas tij kontratat do të jenë afatgjate.
“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH. Po ashtu në prill do të filloj prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të jenë afatgjata ndërsa do të kërkohet investimi në flotë”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/