Telegrafi

Ahmeti i gëzuar me miratimin e Ligjit për Prishtinën

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka shprehur gëzimin e tij për miratimit e Ligjit për Prishtinën.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Ndonëse jo sipas kërkesave që ka pasur Ahmeti ka thënë se ky Ligj e bën Prishtinën zyrtarisht kryeqytet me status të veçantë.

Postimi i Ahmetit:

Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falënderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë. /Telegrafi/