Site icon Telegrafi

Ahmeti: Futja me automjet në dritën e kuqe të semaforit është rast kriminal, është njëjtë si të vrasësh njeriun me armë

Pas aksidentit të rëndë në Kroaci ku humbën jetën dhjetë qytetarë nga Kosova, ka filluar debati për sigurinë në rrugët e Kosovës.

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti në “Debat Plus” thotë se fillimi i agimit dhe koha e muzgut është më e vështira pasi dukshmëria bie.

Ai thotë se në rrugët e Kosovës ka raste kur vozitësit nuk kanë kategorinë e caktuar të patentë shoferit por vozisin automjetet për transportimin e udhëtarëve.

Ahmeti thotë se edhe mosrespektimi i semaforëve të kuq është një tjetër problem.

“Personi që futet në dritën e kuqe mund të konsiderohet si rast kriminal. Është e njëjtë si të vrasësh njeriun me armë si të futesh në të kuqen me qëllim. Jemi shumë larg me aspektin e sigurisë në komunikacion”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Eksperti thotë se Policia e Kosovës ka shtatë radarë gjithsejtë, derisa në funksion sipas tij janë vetëm pesë./Telegrafi/

Exit mobile version