Site icon Telegrafi

Ahmeti fton Mustafën në duel televiziv

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar edhe njëherë nga kryeministri Isa Mustafa debat televiziv. Shkas ka marrë nga një deklaratë që ai e ka dhënë në televizionin publik.

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, tash kryeministër i vendit, Isa Mustafa, i pyetur se si po udhëheq Ahmeti me Prishtinën, ka thënë se nuk dëshiron të lëshohet në vlerësime subjektive, meqë ka qenë vet i pari i kryeqytetit për dy mandate.

“Vlerësimet e tilla mund t’i japin këshilltarët komunalë dhe qytetarët”, ka thënë Mustafa në një intervistë në RTK, teksa ka shtuar se edhe të parët edhe të dytë janë të pakënaqur me udhëheqjen e Ahmeti.

“Isa Mustafa: Shpend Ahmeti po qeveris keq. Kur të don, në cilindo televizion, me cilindo moderator, e ftoj për me i debatu mënyrat e qeverisjes, si për qeverisjen e tij, si për qeverisjen tonë, si në kryeqytet ashtu edhe në shtet”, është kundërpërgjigjur Ahmeti përmes profilit të tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version