Ambasadori shprehu interesim rreth proceseve integruese të vendit, zgjedhjeve presidenciale si dhe rreth paralajmërimeve për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare.
Ahmeti ka folur kryesisht rreth nevojës për zgjidhje të çështjes së emrit si pengesë kryesore për integrimin në NATO dhe BE dhe theksoi urgjencën për angazhim të drejtpërdrejt të vendeve anëtare të BE si dhe SHBA në lehtësimin e arritjes së kompromisit me fçiun tonë Greqinë. “Kryetari Ahmeti ritheksoi qëndrimin vizionar të BDI-së për zgjedhjen e një presidenti të pranueshëm për dy komunitet shumicë në këtë vend i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët e vendit si dhe do të angazhoheshe drejtpërdrejt për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE” , thuhet në komunikatën e kabinetit të Ahmetit.
Ai theksoi se BDI do t’i mbetet besnik përcaktimit për arritjen e një zgjidhjeje konsensuale për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Në lidhje me zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare, Ahmeti ka folur rreth angazhimeve të shumta të të gjitha strukturave të BDI dhe mobilizimin maksimal drejt shqyrtimit të situatës së krijuar dhe sjelljen e vendimit të duhur, por nënvizoi gatishmërinë e partisë që në çdo kohë të të hyjë në proces zgjedhor. /Telegrafi/