Site icon Telegrafi

Ahmeti flet për takimin me Limajn

Zyrtarët e lartë të dy partive socialiste, PSD-së dhe NISMA-s, sot gjatë ditës kanë zhvilluar një takim të përbashkët.

Pjesë e këtij takimi ishin Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj dhe Bilall Sherifi.

Kryetari i Prishtinës, njëherësh lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është diskutuar për zhvillimet politike në vend, qëndrimet për çështjet e ndryshme, përfshirë dialogun me Serbinë.

I pyetur nëse është biseduar për t’u bërë pjesë e ekipit të formuar nga qeveria për bisedimet e Brukselit, Ahmeti ka thënë se “nuk ka asgjë konkrete vetëm shkëmbime të qëndrimeve”./Telegrafi

Exit mobile version