Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp tha se BDI ka realizuar fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai tha se kadidatët e BDI-së në Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë kanë arritur fitore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai falënderoi qytetarët dhe aktivistët e BDI-së për votat e që i kanë dhënë partisë së tij, dhe tha se zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë demokratike.
Kryetari i BDI-së shtoi se në Komunën e Gostivarit janë në pritje të rezultateve./Telegrafi/