Site icon Telegrafi

Ahmeti: Fitoren ua dedikoj Plisave

Ahmeti ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë në derbin e javës së tretë që u zhvillua në kryeqytet, teksa ishte pikërisht ai i cili i solli tre pikët Prishtinës me golin e tij spektakolar.

Luhej minuta 74’ kur Isuf Llumnica kalon nga ana e djathtë dhe në momentin e duhur e gjen Azem Ahmetin i cili me gjuajtje të furishme nga 18 metra qëllon këndin e epërm të Manxhollit, duke “kallur” pjesën lindore ku gjendeshin “Plisat” 1:0.

“Nuk e kishim lehtë, pasi rivali ishte skuadër e fortë, por mendoj se me meritë fituam. Fitoren ua dedikoj plisave”, tha Ahmeti për Zërin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version