Site icon Telegrafi

Ahmeti fiton disa beteja ndërsa Kasami dhe Sela humbin garat

Zoran Zaev edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve ka fituar shumicën e komunave me shumicë maqedonase. Nga 19 komuna ku garonte përballë kundërkandidatëve, LSDM-ja ka fituar në 17 komuna.

BDI-ja ka arritur të fitojë në Tearcë, Tetovë, Dibër, Strugë, Saraj, Çair, Dollnen, Likovë. Ka humbur në Bogovinë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Gostivar.

Koalicioni Aleanca me Besë ka fituar në Zhelinë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar.

PDSH-ja me Azem Sadikun ka fituar në Studeniçan të cilën do ta udhëheq edhe për një mandat. PDSH-ja fitoi ndaj Lëvizjes Besa.

Humbës total i zgjedhjeve është OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit i cili tha menjëherë pas shpalljes së rezultateve se nuk i pranon këto zgjedhje dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rezultatet e zgjedhjeve

Zgjedhje të parakohshme parlamentare ka kërkuar edhe Bilall Kasami i cili mes tjerash ka thënë se është zhdukur BDI-ja dhe tani ka një parti tjetër që e përfaqëson atë, që është LSDM-ja.

Ziadin Sela ka thënë se Zaevi e ka thelluar dallimin mes qytetarëve me mbështetjen ndaj Ramiz Merkos në Strugë.
Ali Ahmeti ka thënë se është normale të humben disa beteja por ”lufta” është fituar nga BDI-ja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version