Site icon Telegrafi

Ahmeti: Fillimisht do të bisedojmë me OBRM-PDUKM-në

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk iu përgjigj konkretisht deklaratës së Nikolla Gruevskit, i cili në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, i bëri të qartë BDI-së se nëse nuk koalicionin me OBRM-PDUKM-në, dera e kësaj partie mbyllet për koalicionime të mundshme në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por, sipas TV21, Ahmeti ka konfirmuar se fillimisht bisedimet për qeverinë e ardhshme do t’i zhvilloj me partinë fituese.

“Ne do të fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka marrë mandat.” Në pyetjen e gazetarit se a kanë biseduar deri më tani me ndonjë palë, se ka shumë zëra në opinion?

”Të gjithë ato zëra i hedh poshtë, dhe vërtetë janë të paarsyeshme sepse nuk ka pasur asnjë takim zyrtar”, ka deklaruar Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version