Site icon Telegrafi

Ahmeti falënderon ShBA-të për përkrahjen fuqishme që i japin Maqedonisë në integrimet euro-atlantike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmeti, sot u takua me kryesin e detyrës të zëvendës-ndihmësit të Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve, Matthew Palmer.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth procesit të arritur në vend, drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe për çështjet që presin suksshëm t’i zgjidhin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i BDI-së ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij që të kontribuuojë në ndërtimin e një Maqedonie euro-atlantike.

Lexo po ashtu Zaev-Palmer: Përkrahje nga Washingtoni për referendum të suksesshëm në Maqedoni dhe anëtarësim në NATO

 

Ahmeti i falënderoi ShBA-të për përkrahjen e fuqishme që i japin Maqedonisë në integrimet euro-atlantike si de ndërtimit të një shoqërie demokratike me sundim të plotë të të drejtës dhe ligjeve si de lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./Telegrafi/

Exit mobile version