Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka shprehur shqetësimin e tij për mosrespektimin e masave anti-COVID duke dhënë paralajmërimin për rritje të rasteve me coronavirus.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të ketë rritje të rasteve me Covid-19.
Ahmeti për këtë fajtorë ka bërë subjektet politike.
“Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me Covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejmë këtë moskujdes në tragjedi më të madhe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Kujtojmë se sot në Kosovë ka pasur 10 viktima dhe 340 raste të reja me coronavirus./Telegrafi/