Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti votoi në Zajaz të Kërçovës. Ai pas votimit apeloi deri tek të gjithë qytetarët që në mënyrë masovike të dalin të votojnë pa frikë për shkak se janë krijuar të gjitha kushtet që të votohet në mënyrë demokratike.
“Është shumë e rëndësishme rezultati të pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor”, tha Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti shtoi se të gjithë ata të cilët do të zgjidhen do të duhet të punojnë në interes të qytetarëve që të krijohen kushte për prosperitet ekonomik dhe politik të shoqërisë./Telegrafi/