Site icon Telegrafi

Ahmeti edhe një vit te Drita

Ahmeti ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin 2013/2014 me ekipin gjilanas, njoftoi të hënën trajneri Musa Selimi për Kohën Ditore.

Ky i fundit është ndarë i kënaqur që Ahmeti do të jetë sërish pjesë e skuadrës. "Bashkim Ahmeti ka mbetur te Drita. Ai ka nisur stërvitjet me ne”, tha trajneri.

“Të dielën kemi arritur marrëveshje në parim edhe me futbollistin e Ulpianës, Shqiprim Kelmendi. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të konfirmohet zyrtarisht si lojtar yni", ka thënë Selimi. /Telegrafi/

Exit mobile version