Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje për gjendjen e krijuar pas vendimit për futjen e kryeqytetit në karantinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se edhe shumë shpejt do të bëhen të ditura bllokimi i hyrje daljeve, por edhe mënyrën e lëvizjes.
“Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë. Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë. Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB.
Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri në ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin. Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele.
Për ata banorë të Prishtinës që janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim”, ka theksuar Ahmeti./Telegrafi/