Telegrafi

Ahmeti e Ymeri, takohen me ambasadorin amerikan, në fokus dialogu me Serbinë

Kreu i PSD-së Shpend Ahmeti dhe deputeti Visar Ymeri, janë takuar mbrëmjen e kaluar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë,  Philip Kossnet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka treguar se me ambasadorin Kossnet kanë diskutuar për temat e fundit dhe zhvillimet kryesore rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kossnet.

Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në vizitën e fundit në Bruksel”, ka shkruar Ahmeti