Site icon Telegrafi

Ahmeti e vazhdon kontratën me Prishtinën

“Është më se normale që kemi arritur bashkëpunimin me klubin në të cilën jam pjesë e tij një kohë të gjatë. Jemi marrë vesh për kontratë njëvjeçare, kurse krejt kjo besoj që është në vazhdën e shtimit të motivit dhe përgatitjeve për titull”, ka thënë Azem Ahmeti me rastin e vazhdimit të kontratës.

“Unë besoj që jam futbollist me paraqitje standarde, por ndoshta fitimi i të gjithë trofeve në vjeshtë na vetëkënaqi, por edhe ikja e disa futbollistëve titullar e ka bërë të veten që ndoshta ne mos të kishim paraqitje çfarë është dashur, por pranvera besoj se do të jetë krejt ndryshe. Kemi filluar përgatitjet mjaft mirë me një intensitet të lart që për asnjë moment mos të ngecim në aspektin fizik”, ka premtuar Ahmeti që vjeshta do të harrohet e pranvera do të jetë ashtu siç i ka hije Prishtinës.

“Atmosfera është shumë e mirë, gjithçka duke filluar prej punës është duke shkuar mirë dhe nga vetë kjo atmosferë që po mbizotëron unë shpresoj që fundi i kampionatit Prishtinën do ta gjej sërish kampione të vendit”, ka përfunduar, Azem Ahmeti.

Mesfushori Azem Ahmeti – 30 vjeç, në stinorin vjeshtor është ndër katër futbollistët me më së shumti paraqitje, nga 17 ndeshje kampionale ka luajtur në 16 sosh. Ka munguar përshkak lëndimit në ndeshjen e javës së dytë kundër Feronikelit.

Tovërlani: zgjedhje e duhur e Ahmetit

Kryetrajneri i Prishtinës Afrim Tovërlani është ndarë i kënaqur me vazhdimin e qëndrimit të Azem Ahmetit. Ai, po ashtu ka folur rreth seancave stërvitore dy herë në ditë, sikurse edhe rreth mundësisë së ndonjë përforcimi tjetër, sidomos në mesfushë.

Me Ahmetin vetëbesim më tepër…

“Vazhdimi i qëndrimit të Azemit në Prishtinë do të thotë për ne më shumë vetëbesim si një futbollist cili është në skuadër qe 7-8 vite dhe sipas meje e ka bërë zgjedhjen e duhur. Na duhet përvoja e tij. Na duhet Azemi që ka qenë tash një vit – në pranverë, por jo ai i vjeshtës”, ka përgëzuar Azem Ahmetin, shefi i shtabit teknik, Afrim Tovërlani. /Telegrafi/ 

Exit mobile version