Site icon Telegrafi

​Ahmeti e sheh gjendjen e qetë në Prishtinë, por thotë se nuk ka vend për relaksim

Gjatë ditës sotme në Prishtinë pritet të testohen 10 deri 15 persona si të dyshuar për Covid 19.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë të shpërndarjes së disa pakove ushqimore.

“Sot e kemi një listë të re testimeve që na ka dërguar IKShP, ne do të bëjmë punën tonë. Zakonisht po janë nga 10-15 që të merret një strisho në tendat e QKMF-së”, tha ai.

Ahmeti tha se nuk pret që në dy tri ditët e ardhshme Prishtina të ketë probleme me pandeminë.

Por kjo sipas tij nuk do të thotë të relaksohemi, transmeton KP. “Nuk pres që të kemi probleme sot ose nesër. Po kjo nuk thotë se duhet të relaksohemi”, tha ai.

 

Exit mobile version