Site icon Telegrafi

Ahmeti e quan mesazh të nëntokës, vjedhjen e telefonit të kryeprokurorit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vjedhja e telefonit të Kryeprokurorit

Aleksandër Lumezi, natën kur ata janë në shtëpi nuk është vjedhje por mesazh.

Ai ka thënë se kjo është shenjë e kërcënimeve të fundit që mund të bëjnë grupe të nëntokës.

Postimi i plotë:

“Me hy “hajnat” me vjedh telefonin e kryeprokurorit natën kur ata janë në shtëpi nuk është vjedhje por mesazh. Po i quaj kushtimisht “hajna” sepse nuk besoj se janë vetëm hajna. Por kjo e gjitha po ndodh para syve të policisë. Kjo ndjenjë e pasigurisë që po krijohet është e qëllimtë, por është edhe shenjë e kërcënimeve të fundit që mund të bëjnë grupe të nëntokës. Bashkë kundër krimit!!!”(sic.)./Telegrafi/

Exit mobile version