Site icon Telegrafi

Ahmeti e quan hajgare “gëzimin” e delegacionit për pritjen shtetërore që iu bë Haradinajt në Berlin

Kryetari i PSD-së njëherësh edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane Angela Merkel, është lajm i mirë.

Mirëpo Ahmeti ka kritkuar “gëzimin” e delegacionit me pritjen shtetërore që i është bërë Haradinajt në aeroportin e Berlinit.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo është hjagare.

“Takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren Merkel është lajm i mirë dhe rast për të shprehur qëndrimet e Kosovës. Por, gëzimi i delegacionit me pritjen e përcjelljen policore, dhe me flamurin e Kosovës në Berlin është hajgare. Është protokoll i një shteti që na ka njohur”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version