Site icon Telegrafi

Ahmeti e përshëndet vizitën e Biden në Kosovë

“Kryetari i BDI, Ali Ahmeti e përshëndet vizitën historike në Kosovë të mikut të madh të popullit shqiptar dhe i tërë rajonit Joe Biden, zëvendës president i ShBA”, njoftojnë nga BDI, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Roli i ShBA për paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajon është i pazëvendësueshëm dhe shumë i çmuar, ndërsa kontributi i z. Biden në të gjithë këto përpjekje është i jashtëzakonshëm”.

Ne jemi falënderues për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi të përkushtuar pa asnjë rezervë drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët, shoqërisë demokratike dhe integrimit të tërësishëm të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian“, qëndron në njoftimin e BDI./Telegrafi/

 

Exit mobile version