Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është takuar me mysafirin e lartë nga Washingtoni, Matthew Palmer, ushtures detyre zv.ndihmës i Sekretarit të Shtetit.
Në takim u diskutua për negociatat midis Shkupit dhe Athinës si dhe mundësitë për mbylljen e çështjes së emrin në mënyrë që të zhbllokohen dyert e NATO-së dhe BE-së për Maqedoninë.
Ahmeti theksoi që BDI mbështet mbylljen e menjëhershme të çështjes dhe ështē kontribuese në arritjen e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët.
Kompromisi i menjëhershëm na mundëson marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë Ahmeti.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht perspektivën EuroAtlantike të Maqedonisë dhe inkurajojnë tejkalimin e të gjitha pengesave në këtë rrugë, deklaroi Palmer./Telegrafi/