Site icon Telegrafi

Ahmeti e merr shembull Islandën për demokraci

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për rastin e ‘Panama Papers’, duke komentuar rastin e Islandës.

Ahmeti ka thënë se nuk bëhet demokraci vetëm duke kopjuar fjalë në letër. Sipas tij demokracia bëhet kur jetohet e në kuptimin e plotë të fjalës.

Më poshtë është reagimi i plotë i Ahmetit:

“Kryeministri i Islandës kërkon zgjedhje të reja pas paraqitjes së emrit të tij në Panama Papers. Dje kishte protesta në Islandë të cilat menjëherë e detyruan km e Islandës që të tërhiqet.

Demokracia nuk kopjohet është proces. Islanda ka kaluar vite të tëra në demokraci për të ardhur në këtë pikë ku mjafton një skandal që një qeveri të bjerë.

Kur disa ndërkombëtarë më thonë se kjo çka ka ndodhë në parlamentin e Kosovës ka qenë e paimagjinueshme për parlamentet e tyre. Ju them që po ashtu në Gjermani një president ka dhënë dorëheqje sepse nuk ka mundur ta shpjegojë një shpenzim të thjeshtë. Ndërsa në Kosovë përkundër skandaleve të përditshme nuk ipet llogari. Edhe kjo mungesë e llogaridhënies për parlamentet evropiane do të ishte e paimagjinueshme” ,(sic), ka shkruar Ahmeti.

Exit mobile version