Site icon Telegrafi

Ahmeti: E kaluara të jetë mësim për të ardhmen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qenë nikoqir i organizimit qendror për festën e flamurit kombëtar në Shkup, ku mes tjerash ka folur për të kaluarën dhe të ardhmen, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Për të pasur një shtet e një flamur që është simbol i kombit dhe që mban kombin gjallë, u dashtën qindra mijëra sakrifica. Ne me krenarin më të madhe i kujtojmë, që nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina e Bajram Curi, për të vazhduar me Adem Jasharin dhe me tërë ata ushtarë të cilët ishin begatuar me sakrificat me idenë kombëtare të këtyre njerëzve të mëdhenjë të rilindjes kombëtare. Sot është ditë e shënuar, ne këto breza i kujtojmë pasi përkujtojmë sakrificat e kombit tonë dhimbjen që populli ynë ka përjetuar dekada me radhë, derisa ne të vijmë në ditë kur do të shënojmë pa frikë, se dikush mund të na i përsërisë historinë, por ama të gjithë duhet të mendojmë e reflektojmë se nëse harrojmë të kaluarën ajo shumë lehtë mund të na përsëritet. Ne duhet ta kujtojmë të kaluarën tonë të dhimbshme”, deklaroi Ahmeti.

“Të gjithë mund të qetësoheni, i tërë kombi mund të qetësohet vetëm duke dalur në dritë e vërteta, atëherë mund të mendojmë pasi unë e kuptojë se duhet pajtimi edhe me popujt tjerë që na kanë shkaktuar tragjedi të mëdha, por duhet reflektimi, që të gjitha zemrat të zbuten e të kthehen në pajtime pasi vetëm kështu mund të kemi një rajon që mendon për të ardhmen, vetëm kështu mund të kemi një Evropë dhe të jemi anëtarë krenarë të NATO-së”, përfundoi Ahmeti.

Në këtë tubim ishin prezent anëtarë, simpatizant, funksionarë dhe mysafir të BDI-së./Telegrafi/

Exit mobile version