Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka quajtur të turpshëm veprimin e disa personave të cilët kanë prerë mbi 10 drunj në një hapësirë të gjelbruar në Lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.
Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët që të lajmërojnë menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë.
Postimi i Ahmetit:
“Dikush i ka pre mbreme mbi 10 drunjë të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre!
Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233″, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/