Telegrafi

Ahmeti dhe Ziberi: Shteti duhet të krijojë infrastrukturë ligjore për zhvillimin e bizneseve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot realizoi takim me biznismenët e qytetit të Tetovës dhe rajonit të Pollogut.

Siç thonë nga BDI, Ahmeti në takim me biznismenët, dëgjoi problemet dhe vështërsitë me të cilat ballafaqohen bizneset e rajonin të Pollogut, gjatë bisedës ai potencoi se deri më tani përqëndrimi i politikës ka qenë stabilizimi i sigurisë së shtetit, ku edhe është arritur progres dhe si rezultat vendi është anëtarësuar në NATO.

“Por tani ne do të përqëndrohemi edhe më shumë në zgjidhjen e problemeve ekonomike me të cilat ballafaqohet vendi ynë”, tha Ahmeti.

Ndërkaq kandidati për kryeministër Naser Ziberi, potencoi prioritetet në planin ekonomik, përballjen me pasojat qe len pandemia, ku ndër tjerash ai theksoi se “me politikat e BDI-së në sferën e decentralizimit përmes ndryshimit të ligjeve do të mbështesin ekonominë e vendit tonë”.

“Qeveria dhe politika në përgjithësi do të krijon kushte për evitimin e barrierave për zhvillimin e kompanive të brendshme dhe të jashtme, ne do të jemi porta e hapur e këtij vendi”, përfundoi Ziberi.