Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp.
Ahmeti dhe Ambasadori Plomp diskutuan për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin euro-atlantik.
BDI inkurajon zgjidhje të shpejtë të këtij problemi të stërzgjatur dhe mbështet plotësisht dialogun e drejtpërdrejt drejt zgjidhjes.
Ahmeti përsëriti qëndrimin për Ligjin për Gjuhët duke theksuar që miratimi përfundimtar është çështje ditësh dhe që të gjithë duhet të japin kontribut në rrumbullakësimin e suksesshsëm të pjesës normative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.
Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen opinione rreth punës së Kuvendit dhe Ekzekutivit./Telegrafi/