Më herët arkeolog italian të shoqëruar nga televizioni Art nga Tetova kanë gjetur eshtra të pa njohur të trupave që duhet të identifikohen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari i partisë së tij, Nevzat Bejta të pajisur me helmeta speciale janë parë duke hyrë në shpellën në Malin e njohur si të “Dardhës”, ku janë gjetur eshtra dhe kafka, të cilat po verifikohen dhe po kryhet ekspertizë. Ahmeti dhe Bejta shihen në momentin derisa po bëhen gati për të hyrë në shpellë./Telegrafi/