Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadorin e Slovenisë në Shkup, Milan Jazbec, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Jazbec bashkëbiseduan për zhvillimet politike në Maqedoni dhe për mënyrat e daljes nga ngërçi politik dhe institucional.
Ahmeti njohtoi ambasadorin slloven për takimet me partitë kryesore parlamentare për të inicuar koordinim parlamentar në mënyrë që të vazhdojë dhe përfundojë seanca konstitutive e Kuvendit.
Ahmeti përsëriti që kriza politike dhe institucionale nuk duhet të kthehet në krizë ndëretnike dhe ftoi të gjitha palët që mos të kontribuojnë në këtë drejtim./Telegrafi/