Site icon Telegrafi

Ahmeti dhe ambasadori Bjornstand diskutuan për krizën politike në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Norvegjez kanë diskutuar rreth situatës në vend dhe përpjekjeve për të përfunduar seancën konstitutive të Kuvendit dhe zgjidhjes së qeverisë së re në vend.

Kryetari Ahmeti theksoi që partitë kryesore parlamentare duhet që menjehere të nisin dialogun koordinues për vazhdimin e seancës konstitutive të kuvendit që do të rezulton me zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, me ç’rast do të zhbllokohet institucioni i rëndësishëm./Telegrafi/

Exit mobile version